Bible

Engage

Your Congregation Like Never Before

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

2 Corinthians 10

:
Albanian - ALTMK27
1 Unë ndashti vetë Pavllua u juvet mbë be, për butë e t’ëmblë Krishtit, unë faqe mbë faqe jam tapino ndër juvet, e kur jam mërguarë kam tharos mbë juvet.
2 U lutem adha mos bëni t’ashprëtë kur vij ati me ata vënë ndër mënd dica se jam i ashprë kundrë cavet silloisenë se navet ecëjmë si do kurmi.
3 Sepse ndë ecëjmë navet ndë kurm, nukë si do kurmi bënemi trima.
4 (Sepse armët’ e trimërisë sanë nukë janë mishta, po forta me anë Perndisë, për prishurë kalavet).
5 Sepse gremisjëmë navet mihanimatë, e çdofarë lartë larconetë kondrë dijturit Perndisë, e skllavosjëmë çdo noimë, ndë gjegjurë a bindurë Krishtit.
6 E ndonëse e kemi mbë dorë marrëmë hakë mbë çdo padigjuarë, kur jetë sosurë digjimi juaj.
7 Vështroni ato dukenë ndë faqe? Ndë ka njeri tharos mbë vetëhe tij jetë i Krishtit, le ta silloisjë pa këtë prej vetiut, sikundr’ ësht’ ai i Krishtit, kështu jemi edhe nevet Krishtit.
8 Sepse nd’u mburça gjë tepërë për eksusi tënë, na dha Zoti nevet për dërtim, e jo për prishëjë tuaj, nukë do nguqej faqea.
9 mos dukem unë sikur u kanos juvet me kartëra.
10 Sepse thotë çdokush për mua: Kartërat’ e mia janë rënda e forta, ma t’ardhuritë është pafuqi, e fjala s’i vëjen gjë fare.
11 Le mendonetë kush thotë kështu, sikundrë jemi ndë fjalë me kartëra për largut, tillëtë jemi edhe afër me punë.
12 E sepse nukë guxojëmë vëmë vetëhenë ndë mes, a barabarisemi me dica mburjënë vetiut vetëhenë, ma ata si masënë vetëhen’ e ture vetiut, e barabarisjënë vetiut vetëhenë, nukë kupëtojënë.
13 Ma nevet nukë do lëvdonemi pa merrë, po sikundr’ është masa na ka dhënë nevet Perndia me short, matës arrijmë ngjera mbë ju.
14 Sepse nukë do ndërjëmë vetëhenë tepërë nga e vërteta tuke thënë arrijtim me Ungjill’ Krishtit.
15 Nukë mburremi jashtë nga merra mbë mundim tjerëvet, po kemi shpëresë si shtonetë besa juaj, madhëconemi edhe nevet mbë juvet ndë merrë tënë shumë shumë.
16 Le biemë Ungjillë edhe ndë vënde janë teje se juvet. Le mos mburrem mb’atë është punuarë nga tjatër e është bënë gati (nga tjerë).
17 Ma kush lëvdonetë, le lëvdonetë mbë Zotnë.
18 Sepse nuk’ ësht’ i nderçurë ai mburr vetëhen’ e tij, po ai mburr Zoti.